Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani është takuar sot me profesionistët e shëndetësisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se në ekipin e tij janë tre kandidatë që do të japin kontributin e tyre për avancimin e sistemit të shëndetësisë në Fushë Kosovë, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Sonte pata kënaqësinë e veçantë të bisedoj me profesionistët e shëndetësisë. Jam i lumtur që në ekipin tonë kemi 3 kandidatë të përkushtuar, të cilët do ta japin kontributin e tyre 4-vjeçar për avancimin e sistemit shëndetësor në komunën tonë.
Prandaj, prioritetet tona në këtë fushë janë:
Qendra Stomatologjike
Qendra e veçantë e Urgjencës
Qendrat e reja shëndetësore në qytet
Analizat laboratorike të qasshme nga çdo vendbanim
Me përvojën dhe vizionin e tyre, jemi të bindur se shëndetësia në komunën tonë do të marrë një hap të madh përpara për mirëqenien e qytetarëve tanë!/Arbresh.info
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari