Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Japoni, është takuar me Kryetarin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Tanaka Akihiko.
Në takim, u diskutua për projektet ekzistuese dhe ato të ardhshme të zhvillimit që JICA mbështet në Kosovë, me theks të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm, investimet në infrastrukturë dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale.
‘Kisha kënaqësinë ta takoj Tanaka Akihiko, Kryetarin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) në Tokio. Diskutuam për projektet aktuale dhe ato të ardhshme të zhvillimit të mbështetura nga JICA në Kosovë, me fokus në zhvillim të qëndrueshëm, infrastrukturë dhe ndërtim të kapaciteteve. Kosova e vlerëson thellësisht partneritetin me JICA-n gjatë viteve dhe përkushtimin e palëkundur për të mbështetur rritjen ekonomike dhe progresin e vendit tonë”, tha Osmani./Arbresh.info
I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në...
Xhudistja kosovare, Flaka Loxha e bronztë në Europian Open 2...
Trump: Teherani po bisedon seriozisht me Uashingtonin
Manchester United shënon fitoren e tretë radhazi në Premier ...
Benzema drejt largimit nga Al Ittihad, gjiganti tjetër arab ...
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...