Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger, në Pragë ku po mbahet për herë të parë samiti i Komunitetit Politik Europian.
Përkundër që Sllovakia vazhdon të mos e njohë pavararësinë e Kosovës, Osmani tha se bashkë me Heger do të punojnë për rritjen e bashkëpunimit.
Po ashtu, Osmani tha se me të foli edhe për zhvillimet e fundit në Europë.
“Së bashku me kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger, diskutuam zhvillimet e fundit në Evropë dhe theksuam nevojën për t’i tejkaluar bashkërisht sfidat me të cilat po ballafaqohen vendet tona. Jemi të përkushtuar të punojmë që ta forcojmë bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Osmani.
Osmani në Pragë ka takuar disa liderë europianë, derisa takim të veçantë mbajti me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron. /arbresh.info/
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...