Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur dje në takim gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, me rastin e rimarrjes së detyrës si komandant i misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani e uroi gjeneralmajorin Ulutaş për rikthimin në këtë detyrë të rëndësishme dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it.
“Dje mirëprita gjeneralmajorin Özkan Ulutaş dhe e urova për rimarrjen e detyrës së komandantit të KFOR. Shpreha besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, shkroi Osmani./Arbresh.info
Ekskluzive: Artmotion siguron të drejtat e klubeve të UEFA-s...
Moti i keq godet Serbinë, reshjet e borës dhe shiut vështirë...
Kosovari i kërkuar nga Lituania, arrestohet në Morinë
Ukraina përgatitet për bisedime në Evropë, mes sulmeve vdekj...
KQZ: Numërohen 68 nga 92 kuti nga votimi përmes postës
Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në ...