Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron në Gjermani ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter.
Osmani tha se me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona, Zvicra vazhdon të mbetet një nga partnerët më të rëndësishme të Kosovës.
“Takim i shkëlqyer me Presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter. Zvicra vazhdon të jetë një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, me mërgatën tonë që luan një rol thelbësor në forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona. Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Presidenten Keller-Sutter për ta thelluar edhe më tej partneritetin tonë në fusha të interesit të ndërsjellë, e për të mirën e të dy popujve tanë”, shkroi Osmani në Facebook./Arbresh.info/
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...