Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dekoroi Christopher Hyland për angazhimin dhe kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës, raporton arbresh.info.
Ndryshe, Christopher Hyland, është njeriu që prezantoi komunitetin shqiptar me kandidatin për president, Bill Clinton, në vitin 1992.

Kujtojmë se kryetarët e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë, janë mbledhur në Prishtinë, dhe po shohin mundësitë për të investuar në Kosovë,e ku para vetes kanë një agjendë me shumë takime e vizita.
E të mërkurën, Hyland do të dekorohet nga Universiteti i Prizrenit ‘Ukshin Hoti’ me titullin Doktor Honoris Causa.
Po ashtu ata do të takohen me prodhues kosovarë për t’i dalë në ndihmë, dhe për të parë mundësitë e bashkëpunimit me ta.
Në kuadër të aktiviteteve, ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, do të shpallet qytetarë nderi i Prizrenit.
Ndërsa në ditën e fundit të aktiviteteve, biznesmenët shqiptarë të diasporës do të takohen edhe me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier./arbresh.info/

Biznesmenët shqiptarë të diasporës mblidhen në Prishtinë, të interesuar për të investuar në Kosovë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron