Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Kopenhagë të Danimarkës është takuar me kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Islanda i ka dhënë Kosovës në forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare, përcjell Arbresh.info.
“Në takimin me Kryeministren e Islandës, Kristrún Frostadóttir, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur që Islanda i ka dhënë Kosovës në forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare, në veçanti për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Osmani.
“Biseduam gjithashtu për projekte me interes të ndërsjellë dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona”, tha Osmani./Arbresh.info
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë