Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e lansimit të Ditëve të Tokës në Kosovë, iu është drejtuar qytetarëve dhe fëmijëve aktivist për mbrojtjen e mjedisit, ku ka cekur rëndësinë e mbrojtjes së planetit.
Osmani ka thënë se ta mbrosh tokën dhe mjedisin do të thotë të mbrosh jetën dhe mirëqenien në tokë.
Në njoftimin e Zyrës së Presidencës njoftohet se presidentja ka potencuar se përderisa shihet angazhim i shtuar për të punuar në këtë drejtim dhe ka ekspertizë vendore e ndërkombëtare për t’i adresuar këto sfida, nevoja për bashkëpunim të rregullt në të gjitha nivelet dhe mbështetje të vazhdueshme është e domosdoshme, duke potencuar se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë angazhim i yni i çdoditshëm.
“Zyra e Presidentes është partnere e Ditëve të Tokës në Kosovë, program, i cili do të ketë aktivitete në vazhdimësi mbi inkurajimin e aktivizmit qytetar dhe ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e mjedisit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
“Nuk ka qenë dëshira ime” – Osmani sqaron pse vendosi për sh...
“Pse vazhdove me akuza që kam ndjenja për ty edhe kur të tha...
Flick vlerëson Newcastlen, komenton edhe deklaratat e Xavit ...
‘Qëllimi ynë kryesor’ është ta mbajmë Turqinë la...
Tërhiqet shorti për çerekfinalet e FA Cup – goglat kan...
“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj” ̵...