Se në LDK ka unitet për sa i përket votës PRO themelimit të Gjykatës Speciale e ka konfirmuar edhe deputetja më e zëshme e kësaj partie, Vjosa Osmani.
Osmani, e cila së bashku edhe me disa deputetë tjerë të LDK-së ishte kundër votimit të Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit të Kosovës, ka thënë për Rrokum TV se Specialja do të sjellë edhe gjëra pozitive për Kosovën.
“Republika e Kosovës në përfundim të këtyre proceseve do të përfitonte në radhë të parë drejtësi për viktimat, pavarësisht kush kanë qenë ato dhe të cilit nacionalitet. Do të përfitonte largimin e njollave që janë vendosur nga raporti i Dick Martyt dhe do të tregonte seriozitet në arenën ndërkombëtare. Do të tregonte se jemi shtet, institucionet e së cilës kur marrin përsipër obligime ndërkombëtare ato edhe i implementojnë dhe se jo vetëm si institucione por edhe si popull në asnjë mënyrë nuk i frikësohemi drejtësisë”, tha Osmani.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...