Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj të thella për familjen Latifi, pas ndarjes tragjike nga jeta të Rrahim Latifit, 35 vjeç.
Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani theksoi se humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por bëhet edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana tragjike.
“E nderuar Familja Latifi, me dhembje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të më të dashurit tuaj, Rrahim Latifi. Rrahimi u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. Humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla. Në këto çaste dhimbjeje, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutjet për forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme”, ka thënë Osmani.
Trupi i pajetë i Rrahim Latifit u gjet dje në liqenin e Ujmanit, pas dy ditësh kërkime. Dyshohet se ai është mbytur pasi është hedhur nga ura./Arbresh.info
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...