Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar familjen Jashari në 22-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Osmani përmes një postimi në facebook ka shkruar se familja Jashari ka rënë për lirinë që ne e gëzojmë sot, shkruan arbresh.info.
Ajo ka shtuar gjithashtu se sakrifica e për lirinë që ne e gëzojmë sot dhe ata pas nesh.
“Në kujtim të përhershëm për të gjithë anëtarët e familjes Jashari që ranë për lirinë që ne e gëzojmë sot.
Sakrifica e tyre është dritë udhërrëfyese për brezin tonë e brezat që vijnë pas nesh!”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të veçantë për të shënuar 22-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca fillon në orën 09:00./arbresh.info/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...