Osmani reagon pas sulmit në Gjermani: Përballë tragjedive të tilla, të qëndrojmë të bashkuar

22:17 | 20 Dhjetor 2024
R J

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit tragjik në Gjermani, ku një makinë ka përplasje një turmë njerëzish, duke shkaktuar vdekjen e dy personave dhe lëndimin e 60 deri në 80 të tjerëve.

Në një postim në X (Twitter), Osmani ka shprehur ngushëllimet e saj për këtë tragjedi dhe ka theksuar se populli i Kosovës qëndron pranë popullit të Gjermanisë në këtë moment të vështirë.

“Sulmi shkatërrues në Magdeburg është një kujtesë e ashpër e kërcënimeve me të cilat përballemi dhe forcës që duhet të tregojmë në kohë tragjedie. Zemrat tona dhembin për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur”, ka shkruar e para e vendit.

“Përballë tragjedive të tilla, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të riafirmojmë humanizmin tonë të përbashkët. Populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë!”./Arbresh.info/