Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim një grup nxënësish të International Maarif Schools of Kosova, të shoqëruar nga zëvendësdrejtoresha Azemine Kukaj, drejtori i shkollës z. Ömer Akpinar dhe zëvendësambasadorja e Turqisë.
Gjatë takimit, Osmani përgëzoi nxënësit për suksesin e jashtëzakonshëm në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM 2024, ku ekipi prej 14 nxënësish fitoi gjithsej 19 medalje, përfshirë 3 vende të para në kategorinë prestigjioze “Best of the Best” për shkencë.
Kjo arritje dëshmon përkushtimin e tyre dhe të institucionit arsimor International Maarif Schools of Kosova, pjesë e një rrjeti global që operon në mbi 43 vende të botës./Arbresh.info/

Hapet aplikimi për 100 eurot e sektorit jo-publik
Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje