Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Çekisë në Kosovës, Pavel Bílek, të cilin e falënderoi për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Sipas Presidentes Osmani, Çekia ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet shtetndërtuese të Kosovës dhe perspektivën evropiane.
Në këtë frymë, Osmani shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes nga ana e Çekisë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare për të cilën gjë mori konfirmimin e ambasadorit Bílek.
Me ambasadorin Bílek, Osmani ka këmbyer pikëpamjet në raport me zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe ka potencuar se Kosova është e përkushtuar për zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit, sikurse edhe për paqe e stabilitet.
Sipas Presidentes sfidat aktuale, Kosova do t`i tejkalojë me partnerë dhe aleatë.
Osmani dhe ambasadori Bílek shprehën optimizmin e përbashkët për të ardhmen e marrëdhënieve kosovare-çeke, teksa vunë në pah potencialin për thellimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të ndërsjellë./Arbresh.info/
Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër
Haxhiu priti ambasadorin e Gjermanisë, Rainer Rudolph
Vashat e Kosovës triumfojnë bindshëm ndaj Gjibraltarit
Prattipati takoi Muratin, diskutuan për rritjen e investimev...
Guardiola flet për rikthimin e Haalandit dhe komenton golat ...
Situata në Lindjen e Mesme, britanikët paralajmërohen të mos...