Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Shtetit të Katarit për Kosovë, Ali Bin Hamad Al-Mari, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga shteti i Katarit në fusha të ndryshme.
Me qëllim të forcimit dhe të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve në mes të dy shteteve në fusha të ndryshme, Emiri i Katarit ka pranuar ftesën e Presidentes Osmani për vizitë në Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën për media.
Sipas Presidentes Osmani, një vizitë e tillë, padyshim do të jetë e një rëndësie të madhe dhe do t’i forcoj marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve si dhe do të hapë mundësi të reja të bashkëpunimit./arbresh.info/
Zjarri me 114 viktima në Irak, flet çifti: Jemi të mpirë, s’...
Bayern me përmbysje merr një barazim ndaj RB Leipzig
Minstri britanik mirëpret vendimin për shtimin e trupave të ...
Bashkimi vazhdon me fitore
Osmani: Serbia trajnoi dhe armatosi terroristët
Ademi takon presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino