Presidentja e vendit, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Jürg Sprecher.
Osmani e uroi ambasadorin e ri zviceran për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve, përcjell Arbresh.info.

Sipas Osmanit, mërgata shqiptare në Zvicër është një urë e fortë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe ka një potencial të jashtëzakonshëm për forcimin e partneritetit ndërshtetëror.
Në këtë takim, të dy palët theksuan raportet shumë të mira mes dy shteteve tona dhe thellimin e mëtejmë të raporteve tona, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.

Presidentja falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme të shtetit Zviceran ndaj Republikës së Kosovës, si dhe njoftoi nga afër ambasadorin Sprecher lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë dhe aktin e agresionit që ka kryer Serbia me 24 shtator në Republikën e Kosovës./Arbresh.info

SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...