Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i shoqëruar nga ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani dhe sekretarja për barazi gjinore, Arta Bilalli-Zendeli.
Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon, me theks të veçantë në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve politikë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, transmeton Arbresh.info.
Osmani theksoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, janë faktor thelbësor për stabilitetin dhe integrimin e këtij shteti.
“Siç ka deklaruar edhe më parë, Presidentja Osmani, ritheksoi se shqiptarët janë popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut dhe forcë vendimtare që kanë drejtuar vendin drejt integrimit euroatlantik. Prandaj, çdo tendencë për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit sa i përket të drejtave tashmë të fituara e të konfirmuara të shqiptarëve në RMV duhet të kundërshtohet me vendosmëri nga të gjithë shqiptarët në RMV, si dhe i gjithë faktori shqiptar në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Në këtë kuadër, ajo rikonfirmoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me të gjitha forcat që punojnë në shërbim të paqes, stabilitetit dhe perspektivës euroatlantike të të gjithë rajonit./Arbresh.info
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...