Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Xhaferi përmes presidentes Osmani ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Xhaferi bëri të ditur se ka përshëndetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.
“Republika e Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi ka qëndrim afirmativ për aderim in e Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat dhe nismat multilaterale dhe rajonale, a mbështetja e këtillë do të vazhdojë edhe në të ardhme”, ka shkruar Xhaferi, përcjell Arbresh.info.
Postimi i tij i plotë:
Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe qytetarëve të Kosovës u drejtova urime të sinqerte për vendimin për liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian me të cilin mundësohet udhëtim i lirshëm në vendet e BE-së, vendim i cili është me rëndësi thelbësore për integrimin e Kosovës në BE.
E përshëndeta edhe marrëveshjen e arritur për pranimin e propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me çka do të garantohet paqja, stabiliteti, siguria dhe përparimi, jo vetëm i dy vendeve por edhe rajonit në tërësi.
Republika e Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi ka qëndrim afirmativ për aderim in e Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat dhe nismat multilaterale dhe rajonale, a mbështetja e këtillë do të vazhdojë edhe në të ardhme.
Zbulohen ambiente për lojëra fati dhe drogë në Milot e Laç, ...
“Kjo është çështje e imja, ma lini mua” – Perez për si...
Britani: Kushdo që ka lindur pas vitit 2008 do të ndalohet t...
Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa lej...
Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person, dërgohet në ...
Sonte nis faza e zjarrtë e play-offit, Bashkimi e pret Borën...