U.d. Presidentja, Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Lukesmburgut, Patrick Heck.
Siç thuhet në njoftim, në takim, Osmani i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Heck dhe e ka falënderuar shtetin e Luksemburgut për ndihmën dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve në sferën e shëndetësisë dhe të arsimit.
U.d. Presidentja ka folur me ambasadorin Heck edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke shfaqur besimin për një proces të rregullt zgjedhor dhe me integritet.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë./arbresh.info/

Vdekja e Ali Khameneit, Irani shpall 40 ditë zie
Sulmuan fizikisht një kosovar në Leposaviq, arrestohen dy sh...
Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, ndalohet një shtetas i ...
Vrasje në tentativë në Gjilan, 7 persona përfshihen në përle...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 22-të: Ballkani pr...
Temperaturat deri në 20 gradë në Shqipëri