Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar figurën e shenjtë të Nënë Terezës, duke theksuar se rrugëtimi i saj jetësor ka frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën.
Osmani ka vënë në pah fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit që pasojnë veprat e Shën Terezës, e cila u bë zëri i të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë një trashëgimi të paçmuar e të pakrahasueshme në fushën e ndihmës njerëzore.
“Nga fshati i vogël i Letnicës, ku dëgjoi thirrjen hyjnore, në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan dhe pastaj në çdo anë të botës, Nënë Tereza i dha zë të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke lënë pas një trashëgimi të pakrahasueshme bamirësie dhe humanizmi. Rrugëtimi i saj frymëzoi miliona njerëz. Veprat e Shën Terezës na kujtojnë fuqinë e bamirësisë dhe humanizmit, prandaj trashëgimia e saj është një thirrje për secilin prej nesh: të jemi pranë të tjerëve, të dhurojmë dashuri dhe shpresë, si dhe ta ndërtojmë një botë më të drejtë dhe më paqësore”, tha Osmani./Arbresh.info
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund