Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) që do të mbahet të premten në Tiranë.
Pjesëmarrjen e Osmanit në këtë samit e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Sikurse në samitet paraprake, Presidentja Osmani e përfaqëson Kosovën në samitin e radhës së EPC-së, që mbahet të premten në Tiranë”, ka thënë Kupina.
Tirana po bëhet gati të presë 55 lider evropianë për Samitit të Komunitetit Politik Europian i cili mbahet për herë të parë në Shqipëri më 16 maj.
Disa prej kryeministrave europianë pritet të mbërrijnë një ditë më parë për të zhvilluar takime me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Mbërritja e pjesëmarrësve në samit do të jetë përpara muzeut kombëtar për t’iu drejtuar godinës së operës nga ku do të mirëpritën prej kryeministrit Edi Rama./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Kryetarja Haxhiu bëri homazhe në Lubeniq të Pejës
Yamal reagon ndaj racizmit: Jam edhe unë mysliman
Nis verifikimi i njëhsorëve elektrikë, disa që kishin mospër...
Trump: SHBA-të do të largohen nga Irani shumë shpejt
Po kërkohej përmes Interpolit, ekstradohet nga Zvicra në Kos...