Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrën e 26 marsit 1999, ku 48 anëtarë të familjes Berisha u masakruan nga regjimi gjenocidal serb. “Burra, gra e fëmijë u shënjestruan vetëm sepse ishin shqiptarë”, ka shkruar ajo.
Ajo ka theksuar se në këtë natë të tmerrit, u vranë mizorisht edhe 19 fëmijë.
“Çanta e Altinit, këpucët e Redonit dhe biçikleta e Kushtrimit, janë kujtimet e fundit të fëmijëve të pafajshëm që u shuan dhunshëm”, ka shkruar Osmani.
“Si pasojë e kësaj tragjedie, vetëm tre vetë mbijetuan – Vjollca me të birin Gramozin dhe Shyhretja. Për të shpëtuar jetën e tyre, ata u hodhën nga kamioni në lëvizje, i cili po transportonte trupat drejt Prizrenit. Sipas rrëfimeve të Vjollca Berishës, në atë kamion kishte edhe të tjerë që ishin ende gjallë, por të plagosur rëndë,” ka thënë presidentja.
Ajo po ashtu ka theksuar se të mbijetuarit janë dëshmi e krimit dhe e pritjes për drejtësi. “Prandaj dhimbja nuk do të shuhet kurrë, e as zëri ynë nuk do të heshtë. Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa drejtësi!”, ka përfunduar ajo.
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...