Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të ish-politikanes Kaqusha Jashari, një prej figurave historike të politikës kosovare.
Përmes një deklarate të shpërndarë nga Zyra për Informim e Presidencës, Osmani ka vlerësuar lartë jetën dhe veprën e Jasharit, duke e cilësuar atë si një grua të përkushtuar ndaj vendit në periudha vendimtare.
“Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të znj. Kaqusha Jashari, një prej figurave më të njohura të historisë politike të Kosovës moderne. Ajo dha kontribut të pandërprerë në periudha vendimtare për vendin. Jeta dhe vepra e znj. Jashari përfaqësojnë përkushtimin ndaj vendit, si zë i fuqishëm në kohë të vështira politike, si themeluese dhe udhëheqëse e një partie politike, si deputete e zgjedhur nga populli, por edhe si krijuese në sferën e artit”, ka shkruar Osmani, njofton zyra për informim e Presidencës./Arbresh.info
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...