Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen Gashi pas ndarjes nga jeta të Nazif Gashit, njërit prej emrave më të shquar të sportit kosovar dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit prishtinas.
Në telegramin e saj të ngushëllimit, presidentja Osmani e ka vlerësuar Gashin si simbol të guximit, disiplinës dhe përkushtimit, duke theksuar se karriera e tij në klubin e boksit “Prishtina” i kishte dhënë qytetit lavdi dhe krenari sportive.
“Fitoret dhe paraqitjet e tij e shndërruan Prishtinën në një prej klubeve më të suksesshme të kohës. Kujtimi për Nazif Gashin do të mbetet i paharruar dhe inspirues për brezat që vijnë”, thuhet ndër të tjera në ngushëllimin e Presidentes.
Ajo ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit, Federatën e Boksit të Kosovës dhe gjithë komunitetin sportiv, duke u shprehur se ndan dhimbjen me ta në këtë humbje të rëndë.
“I përhershëm qoftë kujtimi për Nazif Gashin!”, përfundon mesazhi i presidentes Osmani.
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...