Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar mbështetjen e Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, duke e cilësuar atë si një mik të Kosovës dhe përkrahës të fuqishëm të aspiratave tona euroatlantike.
Në takimin e zhvilluar në Riad, biseda u fokusua mbi heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës dhe mbi avancimin e aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.
“Në takimin tonë në Riad, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në kuadër të partneritetit evropian dhe euroatlantik”, shkroi Osmani./Arbresh.info
Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
SHBA beson se fundi i luftës është afër
Parashikimi i motit për sot