Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme norvegjeze në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik, shkruan Arbresh.info
Mes të tjerash, Osmani shprehu mirënjohjen e saj për përkrahjen e pandërprerë që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në secilën fazë të shtetndërtimit, duke theksuar se kjo mbështetje është kyçe në përpjekjet e vazhdueshme për integrim në strukturat euroatlantike.
Në këtë kontekst, presidentja nënvizoi rëndësinë që Kosova të bëhet sa më parë anëtare e Këshillit të Evropës, si dhe të ecë përpara në procesin e integrimit euroatlantik.
Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu edhe tema të tjera me interes të përbashkët ndërmjet dy vendeve, si dhe u riafirmua përkushtimi për thellimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë./Arbresh.info/
Dalin në shtije biletat për ndeshjen miqësore me Andorrën
Mbi 220 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës, raste të reja rap...
Abdixhiku priti ambasadorin e Italisë, i prezantoi programin...
Nga 1 qershori nuk lejohen pagesa me para të gatshme mbi 2 m...
ZYRTARE: Jeton Beqiri nuk do të jetë më trajner i Shkëndijës...
Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat