Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Luksemburg është takuar sot edhe me mërgatën e Kosovës që jeton në këtë vend.
Osmani tha se mërgata jonë në Luksemburg është imazhi që na bën krenar.
Përmes një njoftimi nga Presidenca, Osmani ka thënë se përtej kontributit ekonomik, mërgata është urë lidhëse me shumë shtete aleate të Kosovës.
“Mërgata e Kosovës është e lidhur fort me traditën tonë kulturore e historike. Ata janë pjesa jonë nëpër botë, imazhi që na nderon, na bën krenar dhe që gjithnjë e pandalë bën diçka për Kosovën.
E lumtur që sonte në Luksemburg takova kosovarë të suksesshëm në shumë sfera të angazhimit të tyre. Përtej kontributit ekonomik, mërgata është urë lidhëse me shumë shtete aleate të Kosovës.
Perspektiva e dyfishtë dhe përvojat e larmishme e bëjnë mërgatën tonë me potencial zhvillimor për Kosovën, ndaj dera për ta gjithnjë është e hapur”, thuhet në komunikatën nga Presidenca./Arbresh.info/
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit
Moti sot me shi
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...