Presidentja eKosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar atdhetarin Ukshin Hoti në 24-vjetorin e zhdukjes së tij, për të cilin tha se fati i tij mbetet ende i pazbardhur.
Presidentja tha se Hoti, në rrethana ende të pandriçuara është rrëmbyer me dhunë, teksa sipas saj, përpjekja për të zbardhur fatin e tij nuk është ndalur asnjëherë.
“Prej 24 vjetësh, fati i atdhetarit e intelektualit Ukshin Hoti mbetet i pazbardhur, teksa emri i tij vazhdon të mbetet në listën e të zhdukurve me dhunë nga regjimi gjenocidal i Serbisë”.
“Besniku i idesë së Republikës është referencë e jona e vazhdueshme për angazhimin kombëtar. Ukshin Hoti është njeriu që mendimin politik dhe aktivitetin politik i bëri bashkë në dobi të mirë të përmbushjes së idesë për Kosovën shtet”, tha Osmani.
Osmani e cilësoi Hotin si simbol të lirisë e demokracisë, ku tha se “këto parime na udhëheqin në rrugëtimin e fuqizimit të shtetit, ndërsa angazhimi ynë për zbardhjen e fatit të tij nuk do të ndalet asnjëherë”./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës