Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar ushtarët në Arlington të SHBA-së, të rënë për lirinë dhe paqen
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se Lidhjet e thella dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë ngritur edhe mbi këtë kontribut.
“Në Arlington, nderuam ushtarët e guximshëm amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes. Guximi dhe përkushtimi i tyre është frymëzim për një botë të lirë dhe të sigurt. Lidhjet e thella dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë ngritur edhe mbi këtë kontribut. Duke kujtuar këta heronj, riafirmojmë angazhimin tonë për t`i mbështetur parimet për të cilat ata luftuan”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Protestë e dhunshme në Serbi, protestuesit përleshen me poli...
Vetëvendosje zbulon moton e fushatës elektorale
Lëkundje tërmeti në qarkun e Elbasanit
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatitet të sulmojë me rak...
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...