Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtorin në largim të ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein, si dhe drejtorin e ardhshëm të NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat, të shoqëruar nga Shefja e sektorit të Operacioneve Aktuale nga Selia e NATO-s, znj. Ariella Viehe.
Gjatë takimit, Osmani falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e thellë për bashkëpunimin dhe shërbimin njëvjeçar të Gjeneral Hammerstein duke i dëshiruar suksese në përgjegjësinë e ardhshme dhe karrierën e mëtejme ushtarake, përcjell Arbresh.info.
Gjithashtu, drejtorit në ardhje, gjeneralit Nawrat, i dëshiroi suksese duke besuar se në mandatin e tij sipas traditës së deritashme, niveli i bashkëpunimit të ndërsjellë do të vazhdojë në kuadër të mandateve respektive.
Presidentja në këtë takim ritheksoi përkushtimin për maksimizimin e mundësive të bashkëpunimit Kosovë-NATO për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të FSK-së me standardet më të larta të NATO-s, të gatshme dhe të ndërveprueshme me forcat aleate dhe partnere të NATO-s në misione të përbashkëta, krahas synimit tonë strategjik shtetëror drejtë anëtarësimit të plotë në NATO.
Në takim u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë në vend, ku Osmani ndër të tjera theksoi se, NATO dhe KFOR-i kanë besueshmëri të lartë nga qytetarët e Kosovës në misionin për paqe dhe siguri në vendin tonë. /Arbresh.info/
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...
Ukraina godet fabrikën ushtarake ruse me raketa Storm Shadow...
Fluturimet misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit ngrenë dy...
SPAK zbaton vendimin e gjykatës, i dorëzon Veliajt në parabu...