Mbrëmë në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani bashkë me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, morën pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes.
Duke uruar ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergjin dhe komunitetin katolik, Osmani theksoi se Krishtlindja është frymëzim që na kujton të gjithëve se përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa.
“Ajo na kujton se duhet t’i vlerësojmë njerëzit në jetën tonë, t’ia shprehim mirënjohjen tonë familjes që na do pa kursim, miqve që na qëndrojnë pranë dhe bashkëkombësve, me të cilët na lidh gjaku, gjuha e shpresa”, ka theksuar Osmani në fjalimin e saj.
Ndërkaq pas ceremonisë në Katedrale, Osmani me Zotërinë e Parë dhe vajzat, ishin mysafir në darkën e Krishtlindjes në familjen Filipaj në Prishtinë.
“Mikpritja dhe ngrohtësia e tyre është një dëshmi e kuptimit të vërtetë të kësaj feste. Le të vazhdojmë të tregojmë mirësi ndaj njëri-tjetrit dhe ta ushqejmë frymën e Krishtlindjes gjatë gjithë vitit”, ka theksuar Osmani./Arbresh.info/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...