Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në kuadër të vizitës së saj në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar shumë bashkatdhetarë tanë, të cilët ndër vite i kanë dhënë hov e mbështetje të jashtëzakonshme luftës sonë për liri.
“Në emër të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës i falënderova për kontributin e dhënë ndër dekada dhe pa të cilin nuk do të ishim këtu ku jemi sot”, ka thënë Presidentja Osmani.
E para e vendit më tej ka thënë se Kosova aspiron integrimin euroatlantik, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, ndaj kontributi i mërgatës sonë në Amerikë dhe gjithandej siç ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot, thuhet në komunikatën për media.

“Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar”, ka theksuar Presidentja Osmani. /arbresh.info/
Rritet ndjeshëm bilanci i viktimave nga protestat në Iran, 4...
Alba qan me dënesë kur e kupton që Bia ka qenë në lidhje me ...
Policia në Ferizaj ndëshkon tre shoferë për shkelje të rënda...
Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë
Policia gjobit shoferin për shkak të vozitjes së rrezikshme ...
Barcelona me të gjitha forcat sonte për “hakmarrjeR...