Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beçiroviç.
Në takimin e zhvilluar në margjina të Samitit të Komitetit Politik Evropian në Mbretëri të Bashkuar, e para e shtetit tha se është biseduar për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve i cili, sipas Osmanit, “i shërben paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë në përgjithësi”.
“Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, dy shtete të Ballkanit Perëndimor, të cilat ndajnë një të kaluar të dhimbshme, por një përkushtim të pashoq për të punuar bashkë për drejtësi për të kaluarën dhe një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, theksoi Osmani në një postim në Facebook.
Fjalë emocionuse të Sylvinhos pas largimit nga Shqipëria
Rasti “Pronat në Prizren”, arrestohen dy persona për keqpërd...
Studentët shqiptarë paralajmërojnë protestë në Tiranë në mbë...
BE miraton pagesën e parë të kredisë prej 90 miliardë eurosh...
Arsenali mund të largojë deri në tetë lojtarë nga skuadra fi...
Abdixhiku: Oferta e LVV-së ka qenë “gjithçka veç Vjosën mos ...