Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në ceremoninë përkujtimore me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut tha se kjo masakër na kujton jo vetëm dhimbjen por edhe qëndrueshmërinë e popullit tonë për tu ngritur dhe për të triumfuar.
Osmani para të pranishmëve citoi fjalët e ambasadorit William Walker, i cili kishte thënë se “Ajo që pash këtë është krim kundër njerëzimit”.
“Në çdo përvjetor jemi në Reçak në fshatin e vogël por me zemër të madhe. 45 banorët e Reçakut u masakruan nga gjenocidi serb. Pamjet e asaj masakre tronditën botën. Walker dëshmoi para botës atë se çfarë e pa me sytë e tij. Ajo që pash këtu është një krim kundër njerizimit, ishin fjalët e ambasadorit Walker. Ajo na kujton jo vetëm dhimbjen e asaj kohe por na kujton edhe qëndrueshmërinë e popullit tonë për tu ngritur dhe për të triumfuar. Nuk duhet të ndalemi asnjëherë për ta treguar këtë të vërtetë. Sot jemi të gjithë bashkë që serish të përulemi para dëshmoreve. Ata janë dhe do të jenë heronjtë tanë, kujtimi tyre do të jetë referencë për çka do që bëjmë. Lavdi dëshmorëve. Zoti e bekoftë Kosovën, Reçakun dhe popullin e saj”, tha Osmani./Arbresh.info/
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...
Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banes...
Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit
Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kt...
Vriten dy ushtarë amerikanë në Siri