Deputetja më e votuar në vend, Vjosa Osmani, ka thënë se tashmë është vonë, që ajo të propozohet nga LDK-ja si kandidate për kryetare të Prishtinës.
Edhe pse shihet në opinion si e vetmja që mund t’i dal ballë Shpend Ahmetit, Osmani tha se kjo çështje tashmë ka përfunduar.
“Deri më tani nuk jam kontaktuar nga lidershipi i partisë për të diskutuar për këtë çështje, dhe tanimë unë e shoh këtë si tepër vonë”, tha ajo.
E rizgjedhur prapë për deputete, Osmani tha se njerëzit e votuar nga elektorati, duhet të jenë vendimmarrëse brenda partisë që përfaqëson.
Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin se vendi mund të shkoj në një krizë si ajo e vitit 2014, deri sa akuzoi Presidentin se po ia bënë argatin, koalicionit PAN.
Ajo edhe një herë, bëri me dije se nuk do ta votojnë mandatarin për krijimin e qeverisë nga PAN, por as kandidatin për kryetar Kuvendi, nëse është ish-kryekuvendari, Kadri Veseli./Rtv dukagjini/
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...