Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me shefen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova me të cilën biseduan për zhvillimet e fundit në vend.
Osmani dhe ambasadorja Apostolova folën edhe për rolin e Kuvendit në procesin e dialogut si dhe agjendën e Kuvendit në muajt në vazhdim.
“Procesi i dialogut me Serbinë duhet të jetë i kujdesshëm. Ne nuk pranojmë asnjë version dialogu, me të cilin negociohet tërësia territoriale e Kosovës. Kuvendi do të ketë rol të rreptë mbikëqyrës dhe do të insistojmë maksimalisht në rritjen e transparencës për procesin e dialogut. Gjithashtu do të kërkojmë raportim në Kuvend për secilën fazë të negociatave”, ka thënë Osmani. /arbresh.info
Hamza në Ditën e Veteranit: Kosova është e lirë sepse nuk u ...
CIA kreu një sulm me dron ndaj një objekti portual n`bregdet...
ZRRE-ja do ta ulë çmimin për ngrohje
Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Europë në vitin 2025
Beyonce shpallet miliardere