Pesidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit në 26-vjetorin e tyre.
Në këto masakra kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, në të cilat vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc.
Presidentja tha se në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së dhe se ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë, vetëm sepse donin liri.
“Më 25 mars 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, kryen masakra të përgjakshme në fshatrat e Rahovecit, në të cilat vranë 75 civilë në Celinë, 69 në Fortesë, 49 në Brestoc. Në mbrojtje të popullsisë, ranë heroikisht edhe pesë luftëtarë të UÇK-së. Ata u vranë vetëm sepse ishin shqiptarë, vetëm sepse donin liri”, tha presidentja Osmani.
Ajo shtoi se dhimbja mbetet, drejtësia mungon, por e vërteta nuk zhbëhet.
“Kujtojmë martirët, nderojmë heronjtë e UÇK-së dhe nuk do të ndalemi asnjëherë në kërkim të drejtësisë!”, ka thënë Osmani./Arbresh.info
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani
Hyn i armatosur në lokal dhe godet pronarin, arrestohet 28-v...
Interi tashmë kërkon zëvendësuesin për Bastonin
Turqit nuk do të stërviten në “Fadil Vokrri” ...
Shembja e dheut në Prishtinë lë pa rrymë një pjesë të kryeqy...