Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, ka kujtuar veprimtarin, Shaban Manaj, në 25 vjetorin vrasjes së tij. Ajo e ka quajtur Manajn simbol të qëndresës dhe vizionit, ndërsa tha se drejtësia për të dhe për të gjithë të vrarët mbetet zotimi i tyre i përhershëm.
Osmani tha se Manaj dëshmoi guxim për kauzën e Kosovës së lirë e demokratike.
“Sot e kujtojmë me nderim dhe respekt Shaban Manajn, veprimtarin e paepur të lirisë, avokatin dhe bashkëpunëtorin besnik të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Ai dëshmoi guxim dhe përkushtim në angazhimin e tij për kauzën e Kosovës së lirë e demokratike. Shaban Manaj mbetet simbol i qëndresës dhe vizionit. Drejtësia për të dhe për të gjithë të vrarët mbetet zotimi ynë i përhershëm”., tha Osmani në përkujtimin e saj në 25 vjetorin e vrasjes së Shaban Manajt.
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...