Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e masakrës në Tregun e Mitrovicës, një ngjarje tragjike që mori shtatë jetë njerëzish dhe la 128 të plagosur.
Ajo theksoi se mes viktimave kishte edhe fëmijë dhe gra të pafajshme, që u përballën me brutalitetin në një kohë kur Kosova kërkonte paqe.
Osmani vuri në dukje se, përkundër sulmit të pamëshirshëm, qyteti i Mitrovicës dhe populli i Kosovës nuk u thyen.
“128 qytetarë atë ditë mbeten të plagosur, ndaj dhimbja u gdhend përjetësisht në trupat e tyre dhe në zemrat tona. Ishte një sulm i pamëshirshëm, një akt barbar që kishte për synim të mbillte frikë, por në vend të saj, mbolli forcë dhe vendosmëri. Mitrovica nuk u thye. Kosova nuk u gjunjëzua. Sot përkulemi me nderim përpara atyre që humbën jetën, përpara plagëve të një qyteti që u bë simbol i rezistencës. Në këtë përvjetor, e përsërisim zotimin tonë: ne do të kujtojmë, ne kërkojmë drejtësi dhe ne ecim përpara. Lavdi viktimave të masakrës së tregut të Mitrovicës! Lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...
Maqedonci takohet me përfaqësuesen e NATO-s: Objektiv i Repu...