Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar heroin Ilir Konushevci, luftëtarin e UÇK-së, dhe mjekun Hazir Malaj për kontributin e tyre të paepur në misionin për lirinë e Kosovës.
Osmani theksoi se Konushevci dhe Malaj ranë bashkë, por emrat e tyre do të jetojnë përherë në kujtesën kombëtare, duke u bërë simbol i bashkimit të dijes dhe armës, guximit dhe humanizmit, si dhe i sakrificës për lirinë.
‘Sot, kujtojmë me respekt heroin Ilir Konushevci, luftëtarin e pathyeshëm të UÇK-së, në misionin për lirinë e atdheut. Bashkë me mjekun Hazir Mala, ata ishin të palëkundur në përkushtimin e tyre për liri, teksa hovi i tyre u ndërpre pabesisht në një pritë të organizuar, në kohën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës po shtrihej dhe organizohej me vrull për ta çuar deri në fund misionin e saj çlirimtar. Vrasja e tyre ishte një humbje e rëndë për UÇK-në, por edhe një gur themeli për lirinë tonë dhe për shtetin për të cilin ranë, ndaj drejtësia për ta është obligim”, tha Osmani./Arbresh.info
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...