Nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit do të organizohet ceremonia përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë tre krerët e shtetit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, në ora 08:30 do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.
Ndërsa në orën 09:30 do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut në Shtëpinë e Kulturës në Shtime./Arbresh.info/
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...