Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor ka kërkuar përmbylljen urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në Facebook, poshtë së cilit ka publikuar një fotografi bashkë me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Sot në takimin e organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor potencova përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet dhe për rrugën e saj euroatlantike, kërkova përmbyllje urgjente të çështjes së liberalizimit të vizave dhe mbështetje nga BE-ja për tejkalimin e krizës energjetike këtë dimër”, shkruan Osmani./arbresh.info/
Safet Kamberi zgjedhet Kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrov...
Barça fiton Superkupën e Spanjës pasi mposhti Realin në fina...
“Hyri vetëm për ta poshtëruar”, vjen reagimi nga llogaria e ...
MEPJ e Shqipërisë këshillon shqiptarët në Iran të kenë kujde...
Përshkallëzohen protesta në Iran – Qindra të vrarë, internet...
Raphinha ndëshkon përsëri Real Madridin