Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka komentuar bllokadat në pikëkalimet kufitare me Serbinë.
Ajo i bëri thirrje aleatëve ndërkombëtarë që të dalin me qëndrim publik, lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilat po shkelin të drejtat e qytetarëve të Kosovës.
Osmani tha se këto bllokada kanë tendencë të destabilizojnë paqen dhe sigurinë jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin.
“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me aleatët tanë në mënyrë qe t’i bëhet presion Serbisë për organizime të tilla të cilat janë shkelje jo vetëm e parimeve bazike të fqinjësisë së mirë dhe lirisë së lëvizjes por janë edhe shkelje e marrëveshjes së Brukselit”, theksoi Osmani.
Ndërsa shtoi Se janë marrë të gjitha masat e sigurisë që të mos lejohet që ky destabilizm të krijojë tensione brenda territorit të Kosovës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Osmani: Serbia shfrytëzon bandat kriminale për të kryer sulme ndaj Kosovës
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...