Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Presidenca njofton se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit, situatën aktuale të sigurisë në vend, forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe ndryshimet në administratën amerikane pas zgjedhjeve të fundit.
“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen historike bipartizane dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, si dhe nënvizoi angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, njofton Presidenca.
Në raport me ndryshimet në administratën amerikane si rezultat i zgjedhjeve të fundit, Osmani përsëriti urimet e Kosovës për presidentin Trump dhe kabinetin e tij.
Osmani theksoi se aleanca e Kosovës me SHBA-të është ekzistenciale, ndaj shfaqi shpresën që edhe me administratën e re do të vazhdojë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dhe se Kosova edhe më tej do të mbetet në fokusin amerikan./Arbresh.info/
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...