Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.
Osmani bëri të ditur se gjatë bisedës është diskutuar për zhvillimet më të fundit politike dhe të sigurisë në vend, si dhe për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. Ajo theksoi se e ka falënderuar homologun e saj për mbështetjen e vazhdueshme që Finlanda i jep Kosovës.
“Është gjithmonë kënaqësi të bisedoj me mikun e dashur të Kosovës, Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb. Diskutuam zhvillimet më të fundit politike dhe të sigurisë, si dhe partneritetin mes dy vendeve tona. E falënderova për mbështetjen e palëkundur të Finlandës për të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Osmani në X./Arbresh.info

Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet