Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas letrës përmes së cilës 10 kryetarë të komisioneve për Punë të Jashtme dhe 56 deputetë, i kanë bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani i falënderoi për ““mbështetjen e fuqishme për sovranitetin dhe demokracinë në Kosovë”, shkruan Arbresh.info.
“Së bashku, ne do të ruajmë vlerat tona të përbashkëta dhe do të forcojmë demokracinë”, shkroi tutje presidentja Osmani.
Në veçanti, Osmani falenderoi deputeten britanike, Alicia Kearns për pëpjekjet e saj të cilat siç tha ajo ekspozojnë agjendën destruktive dhe destabilizuese të Serbisë.
Paraprakisht deputetja Kearns përmes një postimi në Twitter kishte shkruar se është e rrallë që kaq shumë kryetarë të komiteteve për punë të jashtme të bëhen bashkë njëzëri kundrejt një shqetësimi që kanë.
“Ne kemi nevojë për diplomaci parandaluese, ku sigurohemi që do të ketë ekuilibër në marrëdhëniet tona dhe të mos përsërisim gabimet e së kaluarës. Është e rrallë që kaq shumë Kryetarë të Komiteteve të Punëve të Jashtme të mblidhen për të ngritur shqetësimet dhe për të shprehur një angazhim të përbashkët për de-përshkallëzimin”, shkroi ajo./Arbresh.info
Thank you @aliciakearns for your tireless efforts in exposing Serbia’s destructive & destabilising agenda.
Grateful to all signatories for their strong support for Kosovo’s sovereignty & democracy.
Together, we’ll safeguard our shared values and strengthen democracy! https://t.co/49wD4P7aVA
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 7, 2023
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...