Tony Blair, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar po qëndron për vizitë në Kosovë, ku sot është pritur në takim nga krerët më të lartë shtetëror.
Po ashtu, Blair ka mbajtur edhe një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Blair, i cili ka luajtur rol udhëheqës gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 që ndaloi përparimet e forcave okupatore serbe dhe ndihmoi Kosovën të fitonte pavarësinë, tha se nuk pendohet kurrë për vendimin që kishin marrë 25 vite më parë.
Ai jashtë oborrit të Kuvendit u mirëprit edhe nga disa nxënës të shkollave të Prishtinës të cilët i uruan mirëseardhje.
Në mesin e nxënësve ishte djali i heroit Afrim Bunjaku.
Në pamjet që qarkulluan në rrjet shihet një moment kur presidentja Osmani e njofton Blair me djalin e heroit.
Afrim Bunjaku u vra në shtator nga grupe kriminale serbe, derisa ishte në krye të detyrës.
Yndyra dhe vaji nuk janë më një problem: Si të pastroni leht...
Romanca në orbitë: Afërdita dhe Saturni sjellin lidhje të th...
Rivarroset Elhami Tahiraga, ishte zhdukur 27 vjet më parë ng...
Paris, një shpatë e Napoleon Bonapartit del në ankand
Parashikimi i motit për vikend
Osmani për median finlandeze: Serbia duhet ta kuptojë se Kos...