Presidentja Vjosa Osmani dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia kanë arritur në qendrën e vaksinimit në sallën 1 Tetori.
Te dy janë takuar me personelin mjekësor të cilët po qëndrojnë në sallën “1 Tetori”, dhe po vaksinojnë qytetarët, shkruan arbresh.info
Ata shikuan për së afërmi punën dhe procesin i cili po zhvillohet tash e sa ditë.
Ndryshe Vjosa Osmani sot ka pranuar zyrtarisht postin e saj si Presidente e Republikës së Kosovës, në një organizim solemn./arbresh.info/