Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për mundësitë e thellimit tutje të bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, përcjell Arbresh.info.
Në këtë drejtim, Osmani dhe ambasadori Rohde biseduan për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç’rast presidentja potencoi rëndësinë e veçantë që ky proces të përmbyllet me sukses.
Tutje, në takim u diskutua për një sërë nismash e projektesh të interesit të përbashkët, gjersa Presidentja Osmani foli edhe për edicionin e dytë të Forumit ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë si një platformë për ta avancuar bashkëpunimin bilateral në drejtim të përmbushjes së kësaj agjende./Arbresh.info/
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë