Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Oosmani, kanë bërë homazhe sot në kujtim të 14 ushtarëve britanikë që kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.
Ceremonia përkujtimore është mbajtur në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, pranë pllakës përkujtimore kushtuar tyre.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral Enver Cikaqi, Komandanti i KFOR-it, gjeneral Özkan Ulutaş, si dhe ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, bashkë me diplomatë të tjerë, shkruan Arbresh.info.
Në një postim në Facebook, Maqedonci tha se homazhet janë shenjë mirënjohjeje për sakrificën e ushtarëve britanikë që kontribuan për paqen dhe lirinë e Kosovës.
“Britania e Madhe mbetet mike e përhershme dhe aleate e çmuar e vendit tonë. Lavdi dhe mirënjohje të përjetshme” deklaroi ministri.
Kujtojmë Britania e Madhe është ndër shtetet që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen dhe ruajtjen e paqes në Kosovë që nga viti 1999, përmes misioneve të NATO-s dhe mbështetjes së vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK)./Arbresh.info
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...